Ndërlidhjet

Rusi: U vra një zyrtar rajonal i sigurisë në Ingusheti


Akhmed Kotiev
Akhmed Kotiev
Një zyrtar rajonal i sigurisë është vrarë në republikën e trazuar ruse të Ingushetisë.

Në njoftimin e Komitetit Hetues të Rusisë thuhet se zyrtari Akhmed Kotiev, shef i Këshillit të Sigurisë në Ingushetia, është vrarë sot nga persona të armatosur afër fshatit Nizhnie Achalukin.

Vozitësi i Kotievit, poashtu, është vrarë.

Nuk është e qartë se kush ka dorë në vrasje.

Por, lideri i Ingushetisë, Yunus-Bek Yevrukov, tha se sulmi është i ndërlidhur me punën e Akhmed Kotievit, për ta ndalur kryengritjen e dhunshme të influencuar nga islamistët në këtë rajon.

Yekurov ka thënë se Kotiev ishte shumë i suksesshëm në “thirrjen që banditët t’i ulin armët e tyre dhe t’i kthehen jetës normale”.

Sipas tij, gjetja e vrasësve “do të jetë çështje e nderit”.
XS
SM
MD
LG