Ndërlidhjet

Bruksel: Po vazhdon takimi i përbashkët Ashton-Thaçi-Daçiq


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke arritur në takimin me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq në Bruksel
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke arritur në takimin me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq në Bruksel
Në Bruksel në këto çaste po vazhdon takimi i përbashkët tripalësh, në të cilin marrin pjesë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.

Fillimin e takimit të sotëm tripalësh e ka konfirmuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zonjës Ashton.

Pritet që në këtë takim të diskutohet për zgjedhjet lokale në Kosovë më 3 nëntor, dhe për çështjen e telekomit dhe energjisë.

Para takimit të sotëm, kryeministri Thaçi, vlerësoi se votimet e 3 nëntorit do të jenë “historike”.

“Zgjedhjet do të jenë historike, pasi do të zbatohen në gjithë territorin e Kosovës, pra edhe në pjesën veriore, ku serbët janë shumicë”, tha Hashim Thaçi, dhe ka shtuar se zgjedhjet do të “realizohen sipas ligjeve të Kosovës”.

Ai, poashtu, ka shfaqur shpresën se në to do të marrin pjesë sa më shumë serbë.
XS
SM
MD
LG