Ndërlidhjet

SHBA: Faqja në Internet e NYT nuk hapej për disa orë


Faqja në Internet e së përditshmes New York Times nuk ka mundur të hapet për disa orë, në problemin e dytë të madh këtë muaj, që e pësoi kjo gazetë.

Një grup i hakerëve, që veten e quan Armata elektronike e Sirisë, e ka marrë përgjegjësinë për këtë askion, që poashtu, në shënjestër e kishte edhe Twitterin dhe Huffington Postin.

Brenda disa minutash të sulmit, gazeta New York Times e krijoi faqen alternative në Internet, duke pulbikuar raporte për sulmet kimike në Siri.

Ekspertët thonë se ky grup i hakerëve është i vendosur në Rusi, prej muajit qershor të këtij viti.
XS
SM
MD
LG