Ndërlidhjet

Irak: Bagdadi goditet nga një valë e sulmeve me bomba


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me makinë bombë në lagjen Sadr City të Bagdadit
Pamje pas një sulmi të mëparshëm me makinë bombë në lagjen Sadr City të Bagdadit
Policia dhe punonjësit shëndetësorë në Bagdad thonë se nga një seri e sulmeve me bomba janë vrarë së paku 29 vetë dhe dhjetëra të tjera janë plagosur.

AFP raporton se sot në mëngjes kanë ndodhur së paku 11 sulme me bomba, ndërsa cak i sulmeve, kryesisht, ishin lagjet e banuara ne popullatë shumicë shiite në Bagdad, siç janë Kazimiyah, Sadr City, Shaab, Shula, Jamila dhe Mahmudiyah.

Gjatë muajve të fundit, nga vala e dhunës në gjithë Irakun, janë vrarë së paku 3 mijë vetë.

Shumica e vrasjeve janë bërë për shkak të tensioneve sektare ndërmjet shumicës myslimane sunite dhe pakicës myslimane shiite.
XS
SM
MD
LG