Ndërlidhjet

Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror


Majlinda Kelmendi (majtas) gjatë një takimi me presidenten Atifete Jahjaga
Majlinda Kelmendi (majtas) gjatë një takimi me presidenten Atifete Jahjaga
Majlinda Kelmendi i dha Kosovës medaljen e parë më të vlefshme në konkurrencën e senioreve, në sportin e xhudos, pasi ajo e fitoi medaljen e artë në kategorinë nën 52 kilogram, në Kampionatin Botëror në Brazil.

Xhudistja 22 vjeçare nga Peja, e ka fituar titullin e kampiones, pasi në finale e mundi brazilianen Erika Miranda, në arenën e quajtur “Marakana e vogël”, ku turma priste sukses të xhudistes vendëse.

Kelmendi, që ishte fituese e kampionatit botëror të junioreve në vitin 2009, arriti triumf kundër brazilianes Miranda, në mënyrë efektive.

“Jam me të vërtetë e entuziazmuar me atë që arrita”, tha Majlind Kelmendi, pas triumfit.
XS
SM
MD
LG