Ndërlidhjet

Shumë yje botërore në festivalin e Deauvillit


Fotografi arkivi e aktorit amerikan, Michael Douglas
Fotografi arkivi e aktorit amerikan, Michael Douglas
John Travolta, Nicholas Cage, Cate Blanchet and Michael Douglas janë vetëm disa nga aktorët e famshëm botëror që do ecin mbi qilimin e kuq në festivalin e filmit Deauville në Francë.

Edicioni i këtij viti që fillon të premtën, do të jetë i 39-ti me radhë.

Festivali vjetor me filma amerikan që mbahet në bregdetin francez të veriut do të hapet me shfaqjen e filmit të regjisorit Steven Soderbergh, “Behind the Candelabra”, në rolin kryesor të të cilit është Michael Douglas. Ky i fundit në këtë film e portretizon personazhin e njohur të televizionit amerikan, Liberaçe i cili ka vdekur nga sëmundja e SIDA-s në vitin 1987.

14 filma do të garojnë sivjet për çmimin kryesor të festivalit i udhëhiqet nga aktori francez, Vincent Lindon.

Çmimi kryesor do të jepet më 7 shtator.

Organizatorët e festivalit thonë se filmat “gjurmojnë në rrënjët e Amerikës rurale ku kërkohet për kuptimin e jetës”.

Një nga filmat që do të garojë është edhe filmi “All is Lost” me Robert Redford.

Travolta do të flas për filmin, “Killing Season”, në të cilin ai aktron së bashku me Robert De Niro, derisa Blanchet do të promovojë “Blue Jasmine”, filmi i fundit i regjisorit, Woody Allen.
XS
SM
MD
LG