Ndërlidhjet

Rebelët e Darfurit lirojnë pengjet


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Rebelët në Darfurin e Sudanit i kanë liruar dy ukrainas dhe një sudanez që mbaheshin peng nga fillimi i gushtit pasi helikopteri i tyre kishte bërë zbritje emergjente, raporton AFP.

Pengjet janë liruar nga rebelët e Armatës së Çlirimit të Sudanit, ndërsa ata e kanë mbajtur helikopterin e tyre.

Pengjet sipas kompanisë ku ata kanë punuar derisa janë zënë peng janë mirë me shëndet dhe po qëndrojnë në një hotel në kryeqytetin e Darfurit Jugor, Nyala.

Më herët, misioni paqeruajtës i OKB-së dhe Unionit Afrikan, (UNAMID) ka njoftuar se helikopteri MI 8, i kontraktuar nga ky mision për të shpërndarë materiale nuk ka pasur në të shenja të Kombeve të Bashkuara.

Zyrtarët e grupit të rebelëve nuk kanë dhënë sqarime për lirimin e pengjeve, ndërsa UNMID nuk ka pasur informacione për lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG