Ndërlidhjet

Konfirmohet ndarja Douglas - Zeta Jones


Michael Douglas
Michael Douglas
Aktorët hollivudian, Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones kanë vendosur që të ndahen pas 13 vjet martese.

Publicisti i Zeta Jones i ka thënë BBC se çifti e ka marrë vendimin që të kalojnë pak kohë larg njëri tjetrit me qëllim që të “vlerësojnë dhe punojnë në martesën e tyre”.

Mediat kanë raportuar se ata nuk kanë bërë kërkesë për divorc apo ndarje ligjore.

Douglas 68 vjeçar dhe Zeta Jones, 43 vjeçare janë martuar në një ceremoni që ishte vlerësuar mahnitëse, në Nju Jork në vitin 2000.

Ata kanë dy fëmijë.

Ata nuk janë fotografuar së bashku prej muajit prill, duke u paraqitur vetëm në ngjarjet kur është dashur të parakalohet mbi qilimin e kuq.

Douglas ishte diagnostifikuar me kancer të fytit në vitin 2010 dhe Zeta Jones është trajtuar për çregullim bipolar në vitin 2011 dhe në fillim të këtij viti.

Douglas ka fituar dy çmime Oskar për punën e tij si aktor dhe katër Golden Globes, ndërsa Zeta Jones e ka fituar një Oskar në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG