Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka thënë se referendumi do të vendosë nëse vendi i tij do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian apo në Unionin Doganor, të udhëhequr nga Rusia.
Megjithatë, Yanukovych është zotuar se Kievi do të punojë për të përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme, që në muajin nëntor të nënshkruajë Marrëveshjen e Asociimit me BE-në, e cila përfshin edhe marrëveshjen për tregti të lirë.
Komentet e Yanukovychit vijnë në mesin e përpjekjeve të vazhdueshme të Moskës për të bindur Kievin që të braktisë rrugën e tij drejt BE-së.
Në vend të kësaj, Kremlini i ka bërë presion Ukrainës që t’i bashkohet Unionit Doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit.