Ndërlidhjet

Kosovë: Maturantët – në pjesën e parë të testit


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina
Rreth 11 mijë maturantë, që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të maturës në afatin e parë, kanë hyrës sot në pjesën e parë të testit, ndërsa më 7 shtator do ta kenë pjesën e dytë.

Zyrtarë në Mistrinë e arsimit, thanë se ky provim në të gjitha komunat ku është paraparë të mbahet testi ka nisur me kohë.

Udhëheqësi i sektorit për Vlerësim dhe standarde Mustafë Kadriu, tha për Radio Evropa e Lirë se testi po mbahet në përputhje me planifikimet e bërë.

“Nxënësit, ata të cilët herën e parë nuk kanë treguar rezultate, tash konsideroj se do të kenë mundësi të arrijnë rezultate më të mira në mënyrë që ta përfundojnë provimin e maturës dhe të vazhdojnë studimet e mëtutjeshme në njësitë akademike të Universiteteve të Kosovës”, tha Kadriu.

Ai ka shpjeguar se testi i sotëm u zhvillua në lëndët e gjuhës shqipe, matematikës dhe gjuhës angleze, kurse me 7 shtator do t’i kenë edhe provimet e tjera varësisht nga drejtimet e shkollimit.

Rezultate e këtyre testeve do të shpallen më 16 shtator.
XS
SM
MD
LG