Ndërlidhjet

Indi: Opozita e shqetësuar me vendimin për dhunimin kolektiv


Pamje nga Nju Delhi
Pamje nga Nju Delhi
Liderja e opozitës në Parlamentin e Indisë, Susham, Swaraj, tha se ajo do të propozoj legjislacion për rritjen e dënimit për personat e rinjë, të dënuar për krime të rënda.

Këtë deklaratë ajo e bëri sot, një ditë pasi një gjykatë në kryeqytetin Nju Delhi, e ka dënuar një të ri me tri vjet burg, për rolin e tij në dhunimin kolektiv dhe vrasjen, e një studenteje 23 vjeçare, në dhjetor të vitit 2012.

I dënuari, që në kohën e krimit ishte 17 vjeçar, është dënuar me 28 muaj burg shtesë në një qendër korrektuese për të rinjë, së bashku me 8 muajt që ai tashmë i ka kaluar në paraburgim, gjatë procesit gjyqësor kundër tij.

Një politikan tjetër opozitar tha se i riu “është dashur të ekzekutohet” dhe ka premtuar se do ta apeloj vendimin e gjykatës.

Katër të akuzuar të rritur mund të ballafaqohen me dënim me vdekje nëse shpallen fajtorë, ndërsa personi i pestë i rritur, që poashtu ishte i akuzuar, ka vdekur në burg, në atë që është përshkruar si vetëvrasje e qartë.
XS
SM
MD
LG