Ndërlidhjet

Rusi: Shënohet nëntëvjetori i tragjedisë në Beslan


Pamje nga përkujtimi i vitit të kaluar i tragjedisë në Beslan të Rusisë
Pamje nga përkujtimi i vitit të kaluar i tragjedisë në Beslan të Rusisë
Në Beslan të Rusisë po mbahen tri ditë zie në shënim të nëntëvjetorit të tragjedisë së rrëmbimit të pengjeve në një shkollë, me ç’rast ishin vrarë 334 njerëz, përfshirë 186 nxënës.

Shumica e pengjeve ishin vrarë kur forcat e sigurisë së Rusisë depërtuan në shkollë për ta ndalur pengmbajtjen.

Ceremonitë e përkujtimit kanë filluar me zilet e shkollës, në të cilën terroristët çeçenë i mbajtën peng më se 1200 njerëz për tri ditë.

Të mbijetuarit dhe njerëzit e tjerë kanë vënë kurora lulesh në vendin e përkujtimit.

Për këtë përvjetor janë shtuar masat e sigurisë në Oshetinë Veriore, ndërsa vetëm në Beslan janë vendosur 1500 policë.
XS
SM
MD
LG