Ndërlidhjet

Jemen: Kryeministri i shpëtoi atentatit të qartë


Policia e Jemenit i kontrollon veturat në hyrje të aeroportit në kryeqytetin Sana
Policia e Jemenit i kontrollon veturat në hyrje të aeroportit në kryeqytetin Sana
Kryeministri i Jemenit, Mohammed Salem Basindwa, i ka shpëtuar një përpjekjeje të qartë për atentat.

Zyrtarët thanë se persona të paidentifikuar e të armatosur, duke udhëtuar me një veturë, mbrëmë kanë hapur zjarr në konvojin e veturave të kryeministrit Basindwa, në kryeqytetin Sana, por askush nuk është qëlluar.

Incidenti ishte dënuar nga Departamenti amerikan i shtetit, me ç’rast një zyrtar i tij tha se Uashingtoni mbetet “i përkushtuar për mbështetjen e Jemenit, derisa ndërmerrë reforma kuptimplota dhe paqësore”.

Prej fundit të vitit 2011, Basindwa e ka udhëhequr qeverinë e unitetit kombëtar.

Shtetet e Bashkuara i mbështesin forcat e sigurisë së Jemenit me fonde dhe ndihmë logjistike dhe rregullisht kanë përdorë aeroplanë pa ekuipazh për t’i sulmuar militantët e dyshuar në këtë vend.
XS
SM
MD
LG