Ndërlidhjet

OKB: Në Irak në muajin gusht janë vrarë 800 civilë


Pamje nga kryeqyteti i Irakut - Bagdad
Pamje nga kryeqyteti i Irakut - Bagdad
Kombet e Bashkuara kanë raportuar se më se 800 vetë janë vrarë gjatë dhunës në muajin gusht në gjithë Irakun.

Në raportin e publikuar sot të Kombeve të Bashkuara është konfirmuar se vala e dhunës në Irak po vazhdon, megjithqë të dhënat për muajin gusht janë pak më të ulëta se ato për korrik.

Zyrtarja e Kombeve të Bashkuara, Jacqueline Badcock, i tha AFP-së se afro 5 mijë civilë janë vrarë dhe 12 mijë të tjerë janë plagosur, prej fillimit të këtij viti në Irak.

Pjesa më e madhe e dhunës ishte provokuar nga dyshimet se qeveria e dominuar nga shiitët, e kryeministrit Nuri al-Maliki, po synon shmangien e minoritetit mysliman sunit në Irak.

Dhuna është intensifikuar edhe për shkak të konfliktit luftarak në Sirinë fqinje.
XS
SM
MD
LG