Ndërlidhjet

Debati Merkel - Steinbruck pa fitues të qartë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Kancelarja gjermane, Angela Merkes ka marrë pjesë në një debat televiziv me rivalin e saj kryesor, social-demokratin, Peter Steinbruck.

Mediat raportojnë se nuk ka pasur fitues të qartë të këtij debati 90 minutësh të mbajtur mbrëmjen e së dielës, i vetmi për fushatën e zgjedhjeve të 22 shtatorit.

Merkel e ka mbrojtur qëndrimin e saj të fuqishëm për Greqinë dhe shtetet të tjera të dobëta që e përdorin euron, duke thënë se është e rëndësishme që presioni për reforma të vazhdohet ndaj tyre.

Të dy kandidatët kanë thënë se ata nuk do të ofronin forcat ushtarake gjermane për një intervenim në Siri.

Bloku kristian demokrat i Merkelit është duke udhëhequr në sondazhe me 40 përqind, ndërsa sodial demokratët janë të dytët me më pak se 25 përqind.

Është ende e paqartë nëse partneri aktual i koalicionit që udhëhiqet nga Merkel, Demokratët e Lirë, do të arrijnë të marrin mjaft vota për të mbajtur pozitën që e kanë.
XS
SM
MD
LG