Ndërlidhjet

Nisi gjykimi kundër “komplotistëve turq”


Ilustrim
Ilustrim
Në Ankara ka nisur gjykimi i 275 personave, të akuzuar për komplot për të rrëzuar qeverinë pro-islamiste të Turqisë, më 1997.

Të akuzuarit përfshijnë ish-shefin e ushtrisë, gjeneralin Isamil Hakki Karadayi, 81 vjeç.

Procedura pritet të zgjasë disa muaj.

Të dyshuarit akuzohen se kanë ndihmuar për të rrëzuar qeverinë e atëhershme të kryeministrit Necmettin Erbakan.

Qeveria e tij është detyruar të japë dorëheqje në favor të një qeverie të re civile.

Karadayi dhe të pandehurit e tjerë mohojnë çdo përfshirje të ushtrisë në politikë.

Ata akuzojnë qeverinë aktuale të kryeministrit Recpep Tayyip Erdogan se bën përpjekje të heshtë kundërshtarët e saj sekularistë.
XS
SM
MD
LG