Ndërlidhjet

NATO: Forcave të Afganistanit u duhet më tepër stërvitje


Gjenerali amerikan Joseph Dunford
Gjenerali amerikan Joseph Dunford
Komandanti i trupave të NATO-s në Afganistan, gjenerali amerikan, Joseph Dunford, thotë se forcave të sigurisë së Afganistanit ndoshta u duhen edhe pesë vite të ushtrimeve dhe mbështetje nga perëndimi, para se të jenë të gatshme ta marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë e vendit të tyre.

Këto komente ai i bëri gjatë një interviste për gazetën londineze Guardian.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka premtuar se afganët do ta marrin përgjegjësinë për sigurinë e vendit të tyre, në fund të vitit të ardhshëm, megjithqë disa trupa të NATO-s do të mbesin atje për çështje të trajnimit.

Gjenerali Dunford ka sugjeruar se disa nga këta ushtarë ndoshta duhet të qëndrojnë atje deri në vitin 2018.

Ai, poashtu, tha se duke e zbatuar rolin e ndihmës, ndoshta do të duhet që NATO-ja të realizoj edhe mbështetje luftarake.
XS
SM
MD
LG