Ndërlidhjet

Rusi: Vazhdojnë vërshimet shkatërruese


Pamje nga vërshimet në Khabarovsk
Pamje nga vërshimet në Khabarovsk
Autoritetet në qytetin Komsomolsk në Amure, në Lindjen e Largët të Rusisë, e kanë filluar evakuimin e banorëve lokalë, për shkak të vërshimet të papara të shkaktuara nga të reshurat e mëdha, të cilat po vazhdojnë në këtë rajon.

Afro 800 njerëz janë evakuuar nga një lagje e këtij qyteti, gjatë ditës së djeshme.

Niveli i lumit Amur, afër qytetit, vazhdon të rritet.

Autoritetet lokale thonë se afro 600 blloqe të banesave, me më se 50 mijë banorë, janë të kërcënuar.

Një qendër për parashikimin e motit ka thënë se niveli i këtij lumi do të rritet deri në mes të muajit tetor.

Në tërësi në këtë rajon, 100 mijë njerëz janë prekur nga vërshimet, nga të cilat janë dëmtuar 9500 shtëpi.
XS
SM
MD
LG