Ndërlidhjet

Publikohet video ku Rafsanjani shihet qartë duke e akuzuar Damaskun


Ish presidenti iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani
Ish presidenti iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani
Në publik ka dal një video ku shihet ish presidenti iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani i cili qartë e fajëson Damaskun për sulm kimik, megjithëse qeveria e këtij shteti pretendon se mediat e kanë cituar atë gabimisht.

Video e publikuar në faqen e internetit, “Bolaghnews.com”, e tregon Rafsanjanin duke folur fundjavën e kaluar në Savod Kooh në krahinën Mazandaran.

Ai thotë, “njerëzit janë bërë cak i sulmeve kimike nga qeveria e tyre dhe tani duhet të presin që t’iu bijnë edhe bombat amerikane”.

Citatet e Rafsanjanit fillimisht janë publikuar tekstualisht nga agjencia gjysmë shtetërore iraniane, “Labor News Agency”, të dielën.

Agjencia e lajmeve më pas e ka ndryshuar raportin duke e hequr pjesën ku Rafsanjani e fajëson Damaskun.

Ministria e jashtme e Iranit pretendon se citati original është “shtrembëruar”.

Teherani zyrtarisht e mban qëndrimin se rebelët janë përgjegjës për sulmin me gaz helmues që është raportuar të ketë ndodhur në periferi të Damaskut, më 21 gusht.
XS
SM
MD
LG