Ndërlidhjet

Limaj lirohet nga arresti shtëpiak


Fotografi arkivi e Fatmir Limajt
Fotografi arkivi e Fatmir Limajt
Misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX, ka njoftuar se “një gjyqtar i EULEX-it nga Gjykata Themelore në Prishtinë e ndërpreu masën e arrestit shtëpiak për dhjetë të pandehurit e rastit Kleçka”.

I njejti njoftim thotë se “për të pandehurit është urdhëruar masa e paraqitjes në stacion policor dy herë në javë. Veç kësaj, të pandehurve nuk u lejohet ta lëshojnë Kosovën deri në urdhrin e radhës nga gjyqtari kryesues”.

Fjala është për ish ministrin e transportit, Fatmir Limaj dhe disa luftetarëve të tjerë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin më herët ju ka dhënë mediave edhe avokati i Limajt, Tomë Gashi, i cili ka shprehur bindjen se më 17 shtator, dita që sipas tij do jepet verdikti në këtë rast, pritet edhe lirimi si i pafajshëm nga akuza e Limajt dhe të tjerëve.
XS
SM
MD
LG