Ndërlidhjet

Gjendet i vdekur “kidnapuesi i Ohajos”


Ariel Castro
Ariel Castro
Shtetasi amerikan, i cili ka mbajtur tri gra të robëruara për gati një dekadë, është gjetur i vdekur.

Rojet e burgut në Ohajo kamnë thënë se Ariel Kastro është varur në qelinë e tij, të martën mbrëma.

Tri gratë janë zhdukur veç e veç në mes të vitit 2002 dhe 2004, kur kanë qenë vetëm 14, 16 dhe 20 vjeçe.

Ato kanë arritur të largohen më 6 maj, kur njëra nga to ka thyer derën e shtëpisë ku janë mbajtur dhe ka kërkuar ndihmë te fqinjët.

Castro, 53 vjeç, është arrestuar po atë mbrëmje.

Më 1 gusht, ai është dënuar me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG