Ndërlidhjet

Putin s’e përjashton mbështetjen për sulme në Siri


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska “nuk përjashton” mbështetjen për sulme ushtarake kundër Sirisë, nëse vërtetohet se Damasku ka përdorur armët kimike kundër popullit të tij.

Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për agjencinë AP, në prag të samitit të G20-ës në Shën Petersburg.

Putini po ashtu ka paralajmëruar Perëndimin kundër aksioneve “të njëanshme” në Siri.

Ai ka pranuar se Moska ka siguruar Sirinë me disa komponentë të mbrojtjes raketore S-300, por ka thënë se ka ngrirë dërgesat e mëtejshme.

Putini ka shprehur keqardhje për vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të anuluar takimin me të në Moskë, para samitit të G20-ës.

Por, megjithatë, ka shfaqur shpresën se do të mbajnë bisedime serioze për Sirinë dhe çështjet e tjera në Shën Petersburg.

G20-ta zhvillon punimet më 5 dhe 6 shtator.
XS
SM
MD
LG