Ndërlidhjet

Së paku 20 të vrarë nga sulmet në Bagdad


Bagdad, 4 shtator 2013.
Bagdad, 4 shtator 2013.
Autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se sulmet e së martës mbrëma në zonat shiite të Bagadadit kanë vrarë së paku 40 njerëz dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë.

Makinat bombë kanë pasur në shënjestër caqet civile, përfshirë xhamitë, tregjet e populluara, kafenetë dhe dyqanet e akulloreve.

Shkalla e dhunës në Irak, muajt e fundit, ka arritur nivele të papara që nga viti 2008, kur vendi ka qenë në prag të luftës civile.

Kombet e Bashkuara kanë raportuar për mbi 800 njerëz të vrarë në gjithë Irakun gjatë muajit gusht.
XS
SM
MD
LG