Ndërlidhjet

"Ringjallet" Hercule Poirot i Agatha Christie


Aktori britanik, David Suchet në rolin e Hercule Poirot
Aktori britanik, David Suchet në rolin e Hercule Poirot
Detektivi me mustaqe, Hercule Poirot, i novelave të Agatha Christie, pritet që të “ringjallet” në një novelë të re që ende nuk është titulluar, raporton AFP

Shkrimtarja e zhanrit të krimit, Sophie Hannah është caktuar për të shkruar librin e ri, vazhdimi i parë i serisë së novelave të Christie ku Poirot, detektivi belg ka qenë personazhi kryesor.

Projekti e ka përkrahjen e familjes së shkrimtares.

Libri pritet të publikohet shtatorin e ardhshëm, 94 vjet pasi Poirot është krijuar si personazh në novelën e parë të Agatha Christie, “The Mysterious Affair at Styles”.

Hannah ka deklaruar se ishte Christie, e cila ka vdekur në vitin 1974, ajo që e ka bërë të bie në dashuri me librat e zhanrit mister, derisa ajo ishte vetëm 13 vjeçare.

Sophie Hannah është autore e tetë trillerëve psikologjik si dhe tetë volumeve të poezisë.

Dy prej novelave të saj janë përshtatur për televizion.

Hercule Poirot së bashku me “Miss Marple” janë dy prej personazheve më të dashura të novelave të Christie.

Nipi i shkrimtares së ndjerë, Matheë Prichard, ka thënë se përzgjedhje e Hannah ka qenë “rastësi e gëzueshme dhe e pastër” pasi agjenti i saj ju ka sygjeruar ri-krijimin e personazhit të Poirot në të njejtën javë kur familja ka filluar të diskutojë shkruarjen e një novele të re të Agatha Christie.

Christie ka shitur më shumë se dy milliard libra që janë përshtatur pafundësisht herë për televizion dhe skenë teatri.

Hercule Poirot me këtë vendim bëhet personazhi i parë që ri-krijohet pas vdekjes së autores.
XS
SM
MD
LG