Ndërlidhjet

Clinton nderohet nga fondacioni i Elton John


Këngëtari britanik me famë botërore, Elton John
Këngëtari britanik me famë botërore, Elton John
Ish sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton është fituesja e çmimit të fondacionit për sëmundjen e SIDA-s të këngëtarit, Elton John.

Çmimi zonjës Clinton i është dhënë për përpjekjet e saj për të drejtat e homoseksualve, njofton fondacioni në fjalë.

Çmimi do i jepet Hillary Clinton më 15 tetor në Nju Jork.

Siç thuhet në komunikatën e fondacionit,Clinton e ka merituar këtë nderim për shkak të fjalimit të saj në vitin 2011 në të cilin ka thënë se të drejtat e homoseksualve bëjnë pjesë te të drejtat e njeriut.

Me anë të atij fjalimi atëherë ajo pat treguar edhe se ekziston mundësia e një bote pa dhimbjet e sëmundjes së SIDA-s.

Fondacioni i Elton Johnit e kishte nderuar edhe bashkëshortin e saj, ish presidentin amerikan, Bill Clinton në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG