Ndërlidhjet

Ashton përshëndet zhvillimet e fundit në Kosovë


Shefja për politikë të jashtme, Catherine Ashton gjatë një prej takimeve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi
Shefja për politikë të jashtme, Catherine Ashton gjatë një prej takimeve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton i ka përshëndetur zhvillimet e kësaj jave në lidhje me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e saj për informim, thuhet: “Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton, e mirëpret progresin që është bërë këtë javë në Prishtinë dhe Beograd sa i përket përgatitjeve për zgjedhjet e 3 nëntorit, në veçanti vendimin e Komisionit Qëndror Zgjedhor dhe regjistrimin e partive dhe entiteteve të tërë Kosovës me lehtësimin e OSBE-së sipas marrëveshjes së prillit. Këto janë hapa para për të siguruar zgjedhje të lira me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.

Deklarata vazhdon më tej duke thënë se “Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit paraqesin një moment historik për të ardhmen e Kosovës dhe për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Përfaqësuesja e Lartë apelon te të gjtha partitë që ta vazhdojnë punën e madhe në përgatitjen e procesit zgjedhor dhe të vazhdojnë të tregojnë pjekuri dhe vullnet të mirë në trajtimin e shumë çështjeve që padyshim se do të ngriten ndërmjet kësaj kohe dhe zgjedhjeve”.
XS
SM
MD
LG