Ndërlidhjet

Islamikët e dënojnë atentatin ndaj ministrit egjiptian


Vendi ku ka ndodhur atentati ndaj ministrit egjiptian të punëve të brendshme, Muhammad Ibrahim në Kajro, 5 shtator 2013
Vendi ku ka ndodhur atentati ndaj ministrit egjiptian të punëve të brendshme, Muhammad Ibrahim në Kajro, 5 shtator 2013
Koalicioni islamik opozitar egjiptian e ka dënuar atentatin me bombë të së enjtës ndaj konvojit të ministrit të brendshëm të këtij vendi, Mohammed Ibrahim në Kajro.

"Sulmi me bombë duhet të dënohet pavarësisht asaj se kush janë autorët”, ka deklaruar Aleanca kundër Grusht-shtetit, duke e cituat një nga anëtarët e saj kryesor.

Ibrahim i ka shpëtuar atentatit që ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij.
Sulmi ndodhi derisa konvoji i veturave të ministrit Ibrahim kalonte nëpër lagjen Nasr City në kryeqytetin Kajro.

Burime të sigurisë thanë se disa njerëz janë plagosur nga shpërthimi, por ministri ka shpëtuar i paprekur.

Ministri i brendshëm i Egjiptit është praktikisht shef i forcës policore, e cila ishte e involvuar në goditjen e mbështetësve islamistë të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.
XS
SM
MD
LG