Një sulm i aeroplanëve amerikan pa ekuipazh i realizuar të premtën në Waziristanin verior ka vrarë gjashtë militantë të rrjetit Haqqani që ka lidhje me Al Kaedën, duke e përfshirë edhe komandantin e këtij grupi.
Korrespondenti i shërbimit të Radios Evropa e Lirë për Pakistanin, ka raportuar se sulmi me këtë lloj të aeroplanëve e ka vrarë Mullah Sangeen Zadran dhe militantë të tjerë të rrjetit të militantëve Haqaani në një zonë në afërsi të kufirit me Afganistanin.
Zadran, ka qenë pjesë e listës së zezë të terroristëve të amerikanëve prej vitit 2011.
Ai ka qenë guvernatori në hije i talibanëve në krahinën afgane Paktika.
Ai kërkohej për orkestrimin e kidnapimeve, sulmeve terroriste me bomba etj.