Ndërlidhjet

Vdes truproja e Hitlerit


Truproja e Hitlerit deri në orët e fundit të jetës së liderit nazist, Rochus Misch
Truproja e Hitlerit deri në orët e fundit të jetës së liderit nazist, Rochus Misch
Një person që ka shërbyer si truprojë e Adolf Hitlerit dhe që ka qenë dëshmitari i fundit i orëve të fundit të liderit naizt ka vdekur në moshën 96 vjeçare.

Rochus Misch ka vdekur të enjtën në Berlin pas një sëmundje të shkurtër.

I lindur në Poloni, Misch i është bashkuar skuadrës SS në moshën 20 vjeçare.

Më 1949 ai ishte zgjedhur si një nga dy pjesëtarët e ekipit të SS që kanë shërbyer si truproje dhe asistentë të Hitlerit.

Misch e ka shoqëruar Hitlerin kudo që ka shkuar, derisa lideri nazist dhe bashkëshortja e tij, Eva Braun e kanë vrarë vetën në bunkerin e tyre në Berlin në vitin 1945.

Deri në fund, Misch ka qenë krenar për kohën që e ka kaluar me Hitlerin, që me pasion e ka quajtur “boss”.

Pas luftës, Misch ka kaluar nëntë vjet në një burg sovjetik.
XS
SM
MD
LG