Ndërlidhjet

Kosovë: Salvatore Farina – komandant i ri i KFOR-it


Pjesëtarë të KFOR-it italian duke marshuar në ceremoninë me rastin e pranim - dorëzimit të detyrës së komandantit të KFOR-it sot në Prishtinë
Pjesëtarë të KFOR-it italian duke marshuar në ceremoninë me rastin e pranim - dorëzimit të detyrës së komandantit të KFOR-it sot në Prishtinë
Gjenerali italian, Salvatore Farina, prej sot është komanant i ri i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja.

Ai komandën e mori nga gjenerali gjerman, Volker Halbauer, i cili ishte në krye të forcave paqeruajtëse pothuajse për një vit.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës në selinë e KFOR-it në Prishtinë, ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë edhe presidenten Atifete Jahjaga, dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Ajo ka vlerësuar se KFOR-i është faktor stabiliteti dhe i paqes në rajon.

“Dua t'ju siguroj se qytetarët e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për përkrahjen që na e keni dhënë, për besimin që ia keni dhuruar këtij vendi dhe për miqësinë e gjatë, të cilën e vendosët këtu”, tha Jahjaga.

Presidentja Jahjaga e ka dekoruar gjeneralin Halbauer me “urdhër ushtarak për mision në Kosovë”.
XS
SM
MD
LG