Ndërlidhjet

Rusi: Obama u takua me aktivistët për të drejtat e njeriut


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti ameirkan, Barack Obama, u ka thënë sot aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe atyre të komunitetit Lezbian, Homoseksual, Biseksual dhe Transeksual (LGBT), se ai është “krenar për punën e tyre”.

Takimi me nëntë aktivistë në Shën Petersburg, u bë pas përfundimit të samitit dyditësh G20.

Obama tha se “pjesë e qeverisjes së mirë është që të jemi të sigurt se ne po krijojmë hapësirë për shoqërinë civile të funksionoj”.

Ky takim u mbajt në periudhën e kritikave ndërkombëtare në adresë të një legjislacioni aktual rus, me të cilin ndalohet “propaganda” homoseksuale, që thuhet se u është drejtuar fëmijëve.

Sot më herët gjatë ditës, afro 20 aktivistë të komunitetit LGBT protestuan në Shën Petersburg, duke mbajtur mbishkrime “Homoseksualizmi është OK” dhe “Stop homofobisë në Rusi”.

Një grup më i madh i aktivistëve ortodoksë e shkatërroi protestën e aktivistëve LGBT, duke i gjuajtur ata me gurë.

Homoseksualiteti është depenalizuar në Rusi në vitin 2003, por mbetet i stigmatizuar, pasi në këtë vend Kisha Ortodokse Ruse ende ka ndikim të konsiderueshëm.
XS
SM
MD
LG