Ndërlidhjet

Hagë: Malala u nderua me Çmimin Për Paqe për Fëmijë

Malala (djathtas) dhe Tawakkul Karmani gjatë ceremonisë në Hagë

E reja nga Pakistani, Malala Yousafzai, e cila ishte qëlluar me armë në kokë dhe plagosur rëndë nga talibanët, për aktivitetin e saj në shkollimin e vajzave, sot e ka marrë Çmimin Ndërkombëtar Për Paqe të Fëmijëve, për vitin 2013.

Organizata për të drejtat e fëmijëve në Holandë, KidsRights, ia dha Malalës çmimin në vlerë prej 100 mijë eurosh, në një ceremoni të mbajtur në Hagë.

Të hollat do të investohen në arsimin e vajzave në Pakistan.

Para pesë vitesh, Malala atëherë 16 vjeçare, filloi të shkruante blogje kritike për përpjekjet e talibanëve për instalimin e sundimit islamik në rajonin ku ajo banonte, Swat Valley, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Ajo ishte qëlluar me armë në kokë nga agjentët talibanë, në tetor të vitit 2012, duke marrë plagë tejet të rënda, por u shërua dhe tash jeton në Britani.

Çmimin ia ka dorëzuar bashkëfituesja e Çmimit Nobel Për Paqe në vitin 2011, Tawakkul Karman, nga Jemeni.

XS
SM
MD
LG