Ndërlidhjet

Pakistani liron 7 talibanë afganë


Pakistan
Pakistan
Qeveria e Pakistanit ka njoftuar se ka liruar shtatë figura të larta të talibanëve afganë, në përpjekje për të ndihmuar procesin e paqes në Afganistanin fqinj.

“Për të lehtësuar më tej procesin e pajtimit afgan, Pakistani liron shtatë të burgosur talibanë, me emrat: Mansoor Dadullah, Said Wali, Abdul Manan, Karim Agha, Sher Afzal, Gul Muhammad dhe Muhammad Zai”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme pakistaneze.

Vitin e kaluar, Pakistani ka liruar edhe 25 talibanë të tjerë.

Lirimet e fundit janë bërë disa ditë pasi presidenti afgan, Hamid Karzai, ka vizituar Islamabadin, për të diskutuar procesin e paqes.

Karzai bën përpjekje të negociojë me talibanët, për të arritur një zgjidhje politike të konfliktit afgan.
XS
SM
MD
LG