Ndërlidhjet

Nesër konstituohet Kuvendi i ri i Shqipërisë


Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i ri i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, do të zhvillojë nesër mbledhjen e tij të parë, që shënon edhe hapjen zyrtare të punimeve të legjislaturës së VIII-të parlamentare.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit është shpallur fitues koalicioni i majtë, i udhëhequr nga Partia Socialiste, i cili ka arritur të sigurojë 83 deputetë. Ndërkaq, në vendin e dytë ka dalë koalicioni i djathtë me 57 deputetë.

Para fillimit të seancës së parë të legjislaturës së re, kryeministri Sali Berisha pritet t’i drejtohet presidentit të Shqipërisë me kërkesën për dorëheqjen e tij dhe të kabinetit të kryesuar nga ai.

Qeveria e re do të kryesohet nga udhëheqësi socialist, Edi Rama.
XS
SM
MD
LG