Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, takon sot në Paris udhëheqësit e Ligës Arabe.
Takimi është pjesë e turneut të tij evropian, i cili ka për qëllim të sigurojë mbështetje sa më të madhe për ndërhyrjen e huaj ushtarake në Siri.
Më herët, kryediplomati amerikan ka thënë se numri i vendeve të gatshme për të ndërmarrë aksione ushtarake është dyshifror, por lista e këtyre shteteve nuk është bërë publike.
Nga Parisi, Kerry do të udhëtojë për në Londër, ku do të takojë presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, dhe sekretarin e Jashtëm britanik, William Hague.
Shtetet e Bashkuara duan të ndëshkojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilin e fajësojnë për përdorimin e armëve kimike në një sulm të 21 gushtit.
Nga ky sulm, Uashingtoni thotë se kanë humbur jetën mbi 1,400 njerëz.