Ndërlidhjet

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e Rusisë


Moskë
Moskë
Mediat në Rusi raportojnë për pjesëmarrje të ulët të votuesve në zgjedhjet rajonale.

Vendvotimet në Lindjen e Largët Ruse tashmë janë mbyllur. Në qytetin lindor Khabarovsk, i cili së fundmi është goditur nga përmbytjet, më pak se 30 për qind e qytetarëve kanë hedhur votat e tyre.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Moskë, Valentin Gorbunov, ka thënë se deri në gjysmë të ditës kanë votuar 18.56 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Për udhëheqjen e kryeqytetit rus garojnë kryebashkiaku në detyrë, Sergei Sobyanin, dhe udhëheqësi i opozitës, Aleksei Navalny.

Rusët kanë votuar sot në 33 provinca, për të zgjedhur tetë guvernatorë, 16 asamble rajonale dhe kryetarët e 11 kryeqyteteve rajonale.

Kandidatët pro-Kremlinit pritet të sigurojnë shumicën e zyrave.
XS
SM
MD
LG