Ndërlidhjet

Assad, vëllai Maher dhe një gjeneral kontrollojnë armët kimike


Familja e Bashar al Assad (Ilustrim)
Familja e Bashar al Assad (Ilustrim)
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë të hënën se kontrollimi i armëve kimike në Siri është në duart e presidentit Bashar al Assad, vëllaut të tij, Maher dhe një gjenerali që nuk i është thënë emri.

“Armët kimike në Siri, kontrollohen në mënyrë rigoroze nga regjimi i Assadit. Është Bashar al Assad, Maher al Assad, vëllau i tij dhe një gjeneral duke u bërë kështu vetëm tre persona që e kanë në kontroll lëvizjen dhe përdorimin e armëve kimike” ka thënë Kerry gjatë një konference me gazetarë në Londër.

Maher është komandanti i Gardës Republikane Siriane, një division elitë i armatosur.
XS
SM
MD
LG