Ndërlidhjet

Obama: Propozimi rus për Sirinë, pozitiv


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se propozimi i Rusisë, që Siria të dorëzojë të gjitha armët kimike nën kontrollin ndërkombëtar, është një “zhvillm me mundësi pozitive”, por ka shfaqur shqetësimin se ideja mund të përdoret si taktitë bllokuese.

Në një intervistë për programin “NewsHour”, Obama ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, në lidhje me propozimin.

Komentet vijnë në kohën kur ligjvënësit amerikanë po debatojnë nëse duhet t’i jepet autorizimi administratës Obama, për të kryer operacione ushtarake kundër caqeve të Qeverisë siriane, e cila besohet se ka kryer sulm kimik.

Me shfaqjen e propozimit për dorëzimin e armëve kimike, udhëheqësi i shumicës në Senat, Harry Reid, ka shtyrë votimin për autorizim, të planifikuar për të mërkurën.
XS
SM
MD
LG