Ndërlidhjet

Sot, vendimi për rastin e përdhunimit në Nju Delhi


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë indiane pritet të japë sot verdiktin në rastin e përdhunimit dhe vrasjes së një vajze në Nju Delhi.

Studentja 23-vjeçare është përdhunuar dhe rrahur nga një bandë burrash, dhjetorin e kaluar, dhe ka vdekur dy javë më vonë.

Të katër të akuzuarit për rastin kanë hedhur poshtë akuzat që përfshijnë vrasje, përdhunim dhe konspiracion kriminal.

Ata mund të përballen me dënim me vdekje nëse shpallen fajtorë.

Më 31 gusht, gjykata për të mitur ka dënuar një 18-vjeçar për këtë rast. Pasi ai ka qenë 17 vjeç në kohën e krimit, është dënuar me tre vjet korrigjim.

Një i pandehur i gjashtë është gjetur i varur në qeleinë e tij në muajin mars.

Ky rast i përdhunimit, i cili ka ndodhur në autobusin e qytetit, ka shkaktuar protesta të mëdha në Indi dhe zemërim ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG