Ndërlidhjet

Rafael Nadal fiton U.S. Open


Rafael Nadal - foto arkivi
Rafael Nadal - foto arkivi
Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur sfiduesin serb, Novak Gjokoviq, në finalen e U.S. Open

Me rezultatin 6-2, 3-6, 6-4 dhe 6-1, ai ka siguruar titullin e dytë në U.S. Open dhe grand slamin e 13-të në karrierën e tij.

Nadal, i cili këtë vit ka fituar edhe French Open, tani është i treti në listën e fituesve të grand slameve.

Trembëdhjetë titujt e tij e rendisin vetëm pas Pete Samprasit, i cili ka 14, dhe Roger Federerit me 17.
XS
SM
MD
LG