Ndërlidhjet

I mbijetuari i Andeve kërkohet për “pedofili”


Raul Gomez Cincunegui
Raul Gomez Cincunegui
Një 58-vjeçar nga Uruguaji, i cili është gjetur i gjallë në malet Ande pasi ka qenë i zhdukur për katër muaj, përballet me akuzat për abuzim seksual të fëmijëve në Kili.

Raul Gomez Cincunegui është gjetur të dielën në një lartësi prej 4,500 metrash nga zyrtarët argjentinas.

Gomez ka qenë i dobësuar dhe i dehraduar, por mjekët thonë se do ta marrë veten plotësisht.

Kili ka kërkuar ekstradimin e tij pasi ka thënë se kërkohet për abuzimin seksual të një djali tetëvjeçar.

Gomez është raportuar i humbur në muajin maj, derisa ka udhëtuar me motoçikletë nga Kili për në Argjentinë.
XS
SM
MD
LG