Ndërlidhjet

Ish-zëdhënësja e pengmarrësve amerikanë emërohet zv/presidente


Masoumeh Ebtekar
Masoumeh Ebtekar
Një politikane, e cila dikur ka shërbyer si zëdhënëse për pengmarrësit në Ambasadën Amerikane në Teheran, është emëruar zëvendëspresidente e Iranit.

Sipas mediave iraniane, Masoumeh Ebtekarit i është dhënë posti i zëvendëspresidentes për çështje mjedisore.

Ebtekar, 52 vjeçe, ka qenë po ashtu nënpresidente gjatë dy mandateve të presidentit Mohammad Khatami, më 1997-2005.

Ajo ka qenë zëdhënësja kryesore kur 52 diplomatë amerikanë janë marrë peng për 444 ditë, pas Revolucionit Islamik më 1979.
XS
SM
MD
LG