Ndërlidhjet

KFOR do e pastrojë një rrugë në afërsi të Zubin Potokut


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Forcat e NATO-s në Kosovë kanë njoftuar se nesër do të kryejnë një operacion të pastrimit të dheut i cili ka rrezik të rrëshqasë në afërsi të Zubin Potokut.

“Qëllimi i këtij operacioni, i cili do të zgjasë rreth dy javë, është largimi i rrëshqitjes së dheut nga rruga në mënyrë që të përmirësohet liria e lëvizjes jo vetëm për KFOR-in por edhe për organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Njoftimi gjithashtu thotë se Policia e Kosovës do të ndihmojë në këtë operacion pasi duhet të mbajë qytetarët largë vendit ku makineritë e mëdha ushtarake do të punojnë.
XS
SM
MD
LG