Ndërlidhjet

Obama ja jep një mundësi propozimit rus


Presidenti amerikan, Barack Obama duke ju drejtuar popullit amerikan në një fjalim që është transmetuar drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, 10 shtator 2013
Presidenti amerikan, Barack Obama duke ju drejtuar popullit amerikan në një fjalim që është transmetuar drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, 10 shtator 2013
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se Washingtoni dhe aleatët do t’i japin propozimit të Rusisë për të siguruar armët kimike një mundësi, derisa e mban ushtrinë të gatshme për sulm ushtarak.

Duke ju drejtuar popullit amerikan drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, Obama ka thënë se është “ende herët për të thënë” nëse plani i Moskës për të vendosur armatimin kimik të Sirisë në kontroll ndërkombëtar do të ketë sukses.

Ai ka thënë se aleatët e SHBA-ve, Franca dhe Britania do të punojnë me Rusinë dhe Kinën për këtë propozim.

Mirëpo Obama ka vazhduar para popullit amerikan idenë e një intervenimi ushtarak të kufizuar duke thënë se një veprim i tillë do të ishte i nevojshëm nëse plani i Moskës nuk do të kishte sukses.

Duke mos vepruar, ka thënë ai, do të vendosej një precedent i rrezikshëm për përdorimin e armëve kimike, do të kërcënonte intereset dhe aleatët e SHBA-ve dhe do e forconte Iranin.

Obama ka thënë se ai e ka udhëzuar ushtrinë që të jetë gati për veprim si dhe i ka kërkuar Kongresit që ta shtyjë votimin për sulm që t’i jap një mundësi diplomacisë.
XS
SM
MD
LG