Ndërlidhjet

De Blasio kandidati demokrat për qytetin e New York-ut


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Në qytetin e New York-ut, Bill de Blasio është duke udhëhequr zgjedhet brenda Partisë Demokratike amerikane për tu zgjedhur si kandidat që do të mund të zëvendësojë republikanin Michael Bloomberg si kryebashkiak.

Me rezultatet që gati janë kompletuar, De Blasio ka marrë mbi 40 % të votave, të martën.

Ai ka nevojë së paku për 40 % të votave që t’i shmanget një raundi të dytë që do të mbahej më 1 tetor.

De Blasio ka premtuar se do të rrisë taksat për personat e pasur dhe të ndryshojë taktikat policore, që shumë thonë se janë diskriminuese ndaj minoriteteve.

Pas votimit të së martës, Christine Quinn e cila përpiqej të bëhej kryebashkiakja e parë femër dhe homoseksuale dhe kandidati tjetër i përfshirë në një skandal seksual, Anthony Weiner si dhe Eliot Spitzer janë tërhequr nga gara.


Fituesi i garës te demokratët do të përballet me kandidatin republikan, Joe Lhota në zgjedhjet e 5 nëntorit për të zëvendësuar Bloombergun i cili e ka udhëhequr qytetin amerikan për 12 vjet.
XS
SM
MD
LG