Ndërlidhjet

Dënohen ushtarët që plaçkitën zyrtarët e vdekur polakë


Smolensk
Smolensk
Katër ish-ushtarë rusë janë dënuar për vjedhjen e kredit-kartelave të zyrtarëve polakë, të cilët kanë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit më 2010.

Gjykata në Smolensk të Rusisë ka dënuar njërin me dy vjet burgim, ndërsa tre të tjerët me burgim të kushtëzuar, nga 20 muaj deri në dy vjet.

Të katërtit kanë pranuar se kanë vjedhur kartelat e kreditit nga viktimat.

Ata kanë qenë në mesin e ushtarëve që janë caktuar për të bllokuar vendin e aksidentit.

Nga rrëzimi i aeroplanit në prill të vitit 2010 ka humbur jetën presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski, dhe 95 persona të tjerë.

Hetuesit polakë dhe rusë kanë fajësuar pilotin për aksidentin, i cili ka ndodhur derisa aeroplani, prodhim rus, ka bërë përpjekje të aterojë pranë Smolenskut.
XS
SM
MD
LG