Ndërlidhjet

Rusia ndalon importin e verës moldave


Ilustrim
Ilustrim
Rusia, nga sot, ka ndaluar importin e verës nga Moldavia.

Shefi i shëndetit publik, Gennady Onishchenko, ka thënë se vera moldave është e papastër.

Ministri moldav i Ekonomisë, Valeriui Lazar, ka thënë se duhet sqaruar “se ku përfundojnë problemet teknike për cilësinë e verës moldave dhe ku fillojnë aspektet politike”.

Vera përfaqëson një sektor të rëndësishëm të ekonomisë së dobët të Moldavisë.

Ditë më parë, zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, ka paralajmëruar se plani i Moldavisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Evropian në muajin nëntor mund të sjellë hakmarrje nga Moska.

Moska i bën presion Moldavisë, Ukrainës dhe disa republikave të tjera ish-sovjetike që të refuzojnë lidhjet më të afërta me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG