Ndërlidhjet

Allen do të nderohet me Cecil B. DeMille


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Regjisori i njohur amerikan, Woody Allen do të nderohet me çmimin Cecil B. DeMille, për kontributin e dhënë për kinemanë, kanë njoftuar të premtën organizatorët e “Golden Globes Awards”.

77 vjeçari Allen që ka bërë regjinë e shumë filmave të njohur, ndër të cilët edhe “Annie Hall” për të cilin ai e ka fituar çmimin Oskar për regjisorin dhe skenarin më të mirë, do ta marrë këtë çmim në janar kur ndahen çmimet Golden Globes.

Golden Globes janë çmime që ndahen nga Asociacioni i Gazetarëve të Huaj në Hollywood.
XS
SM
MD
LG