Ndërlidhjet

Ende asnje iniciativë serbe nuk është certifikuar


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ende asnjëra prej iniciativave serbe të veriut nuk është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Sonte vonë përfundon afati ligjor i Zyrës për Regjistrim të KQZ_së për të dhënë rekomandimet për 33 subjektet e mbetura, në mesin e të cilave janë edhe iniciativat e veriut, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Drejtoresha e kësaj zyreje, Miradije Mavriqi.

“Deri më tash janë certifikuar 70 subjekte politike, ndërsa ende në procesim e sipër janë edhe 33 subjekte, në mesin e të cilave janë edhe iniciativat serbe të veriut që ju po pyesni”, ka thënë përmes telefonit, Mavriqi.

Ndonëse afati ligjor i kësaj zyreje përfundon sonte për të verifikuar nëse janë plotësuar mangësitë e vërejtura herën e parë në dokumentacionin e subjekteve që kërkojnë certifikim, kjo nuk do të thotë se sonte përfundon afati nëse 33 subjektet e mbetura do të certifikohen apo jo.

Sonte vonë, Zyra për Regjistrim të subjekteve politike i dorëzon rekomandimet KQZ-së e cila më pas ka të drejtë të vendos.
XS
SM
MD
LG