Ndërlidhjet

SHBA: Biletat e 1 mijë dollarëve shiten gabimisht për 5-10 dollarë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
United Airlines ka thënë se do të lejojë perdorimin e biletave shumë të lira që gabimisht u shitën gjatë kësaj jave.

Një gabim në çmime në faqen e internetit të agjencisë amerikane të fluturimeve të enjtën ofronte mundësinë që pasagjerët të blejnë bileta duke e paguar vetëm tarifën e sigurisë e cila shkon nga 5 deri në 10 dollarë.

Fjala është vetëm për fluturime brenda SHBA-ve.

Në një postim në Tëitter, kompania ka thënë se do të pranojë biletat, derisa është duke e rishukuar gabimin e bërë.

Disa nga biletat, si p.sh. ato nga qytetet e bregut lindor deri në Hawai, normalisht kushtojnë rreth 1 mijë dollarë.

Kompania nuk ka treguar se sa bileta janë shitur me çmimin e gabuar.
XS
SM
MD
LG